Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 2 tetor

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në verilindje të territorit. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonat luginore era fiton me shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 Diell
Kukës 8/20 Diell
Lezhë 12/24 Diell
Dibër 6/20 Diell
Durrës 14/26 Diell
Tiranë 13/25 Diell
Elbasan 12/26 Diell
Berat 10/26 Diell
Vlorë 14/25 Diell
Korcë 8/27 Diell
Gjirokastër 7/26 Diell
Sarandë 14/25 Diell

 

                                                                       

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Shqetësim për përshkallëzim të konfliktit në rajon
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/10/2024