TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përjashtua nga seanca plenare e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës krijuan tensione dhe përplasje.
Pas djegies së karrikeve në hyrjen e Kuvendit, ata u rikthyen në seancë duke krijuar sërish përplasje.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vijoi seancën duke ia dhënë fjalën deputetit Petro Koçi. Kur ky i fundit nisi fjalën, Noka i shkuli mikrofonin.
Spiropali njoftoi përjashtimin e tij nga seanca dhe mbylljen e seancës për ditën e sotme, duke paralajmëruar se të gjitha veprimet e deputetëve në kundërshtim me rregulloren do shqyrtohen.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























