Ballina Flash

NATO fton në sfidë studentët e Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit është depozituar nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme iniciativa e lançuar nga NATO ACT, “Sfida studentore e NATO-s-Ballkani Perëndimor”.

Përmes kësaj iniciative synohet inkurajimi i studentëve për t’u njohur me rolin e NATO-s dhe sfidat strategjike në rajon.

Ky konkurs fton studentët nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i përgjigjen pyetjes: “Sipas mendimit tuaj, cilat janë sfidat më të rëndësishme të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe si duhet ta trajtojnë NATO-ja, aleatët dhe partnerët?”

Studentët e kualifikuar duhet të dorëzojnë përgjigjet e tyre në formën e një videoje treminutëshe përmes platformës “Award Force” deri më 6 tetor 2024.

Tre kandidatët më të mirë do të ftohen në Sarajevë, në datat 22-24 tetor. Përveç kësaj, fituesve do t’u jepet mundësia t’ua paraqesin idetë e tyre zyrtarëve të lartë të NATO-s.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotogaleri: Turistët e huaj mbushin Tiranën këtë fundshtator
Artikulli tjetërKonferenca ndërkombëtare në Tiranë, Kumbaro: 2 miliardë euro të ardhura nga turizmi në gjashtëmujorin e parë