Ballina Bota

LIBAN – 51 viktima pas sulmeve izraelite

BEJRUT, 25 shtator /ATSH-AA/ – Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të kryera nga ushtria izraelite në rajone të ndryshme të Libanit sot është rritur në 51 dhe ai i të plagosurve në 223.

Në një deklaratë, ministri libanez i Shëndetësisë Firas al-Ebyad dha informacione për sulmet e Izraelit dhe të zhvendosurit për shkak të sulmeve.

Ebyad tha se 51 persona kanë vdekur dhe 223 janë plagosur në sulmet e sotme të Izraelit.

Zyrtari libanez deklaroi se janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të personave të prekur nga sulmet izraelite, veçanërisht atyre me sëmundje kronike.

Ndërkaq, numri i të vdekurve në sulmet e kryera nga Izraeli që nga 23 shtatori ka arritur në 609.

/u.sh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIntegrimi në BE, Mazniku: Prej vitit 2027, Shqipëria do të jetë pjesë e programit të Kohezionit Social
Artikulli tjetërLirohet nga detyra drejtori i Cirkut Kombëtar, Laid Ymeri