Ballina Ekonomi

Ferma në Morinë, prodhime organike dhe bio që prej vitit 2012

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ Në fermën Çollaku, në Çerkrezë të Morinës, Hasbiu kultivon 21 dynym tokë me perime fushore të stinës, ullinj, shegë, kivi dhe shumë pemë të tjera.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot në rrjete sociale pamje nga kjo fermë, teksa shkroi se, “çdo gjë prodhohet në mënyrë tërësisht organike dhe bio që prej vitit 2012”.
Me një përkushtim të veçantë, Hasbiu ofron produkte të shkëlqyera Made in Albania, si vaj ulliri ekstra të virgjër, verë nga shega dhe rrushi, lëngje frutash të freskëta dhe reçelra sipas sezonit, si dhe lajthi e shumë produkte të tjera që shkojnë në tregun vendas, duke garantuar produkte cilësore për konsumatorët.
“Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor mundëson një informacion dhe komunikim të vazhdueshëm dhe nxit bashkëpunimin mes fermerëve”, tha Denaj.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania i dhuron Ukrainës 12 obusë vetëlëvizës
Artikulli tjetërAmbasadori i ri britanik, mesazh në nisje të detyrës: Ta çojmë partneritetin tonë në nivel tjetër