Ballina Aktualitet

Forumi GLOBSEC, Rama niset drejt Pragës

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të premte drejt Pragës, ku do të marrë pjesë në edicionin e 19-të të GLOBSEC.

Forumi GLOBSEC, më i madh i sigurisë, për herë të parë në historinë e tij 19-vjeçare, do të mbahet në Republikën Çeke.

Nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës dhe ekspertë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen.

Një pikë qendrore e konferencës është roli i NATO-s në arkitekturën më të gjerë evropiane të sigurisë. Konferenca vendos rendin evropian të sigurisë në kontekstin global dhe sugjeron nevojën për të marrë parasysh rivalitetin në rritje të fuqive të mëdha dhe rolin e Kinës në kuptimin e zhvillimeve të sigurisë në kontinentin evropian.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Nis regjistrimi në universitete, hapat që duhet të ndjekin maturantët
Artikulli tjetërRama takon Von der Leyen: Për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane