Ballina Bota

SHBA – Trump: Debat me Harris në ”Fox News”

UASHINGTON, 4 gusht /ATSH-AFP-DPA/ – Republikani Donald Trump deklaroi se kishte rënë dakord me televizionin informativ ”Fox News” për të debatuar më 4 shtator me zëvendëspresidenten dhe kandidaten për emërimin e Partisë Demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Kamala Harris.

“Kam rënë dakord me ‘Fox News’ për të debatuar me Kamala Harris të mërkurën, më 4 shtator”, shkroi Trump në platformën e tij sociale ”Truth”.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Harris ishte dakord për debatin.

Ndërkohë, edhe zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris ka siguruar shumicën e nevojshme të votave të delegatëve për të qenë kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike.

Ajo arriti pragun e nevojshëm të votave për nominimin në një votim në internet që ishte sjellë përpara për shkak të çështjeve që përfshinin printimin e fletëvotimeve në disa shtete.

Konventa e partisë do të nisë në Çikago më 19 gusht.

Njoftimi nuk ishte i papritur pasi asnjë kandidat tjetër nuk kishte garuar./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBEJRUT – Sulme izraelite në Siri, pranë kufirit me Libanin
Artikulli tjetër“Paris 2024”, atleti Franko Burraj kalon raundin paraeliminator në 100 m dhe thyen rekordin personal