Ballina Flash

Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, si edhe nënkampionët e Partizanit janë jashtë Kupave të Evropës.

Të dyja skuadrat janë eliminuar në turin e dytë të Conference League.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës rrogozhinasit u mposhtën 0-2 nga Vikingur Reykiavik dhe eliminohen nga turi i dytë i Conference League.

Edhe pse një javë më parë Egnatia fitoi 0-1 në Islandën e largët, sfida e kësaj të enjteje ishte me dy fytyra për kampionët e Shqipërisë që panë t’u rrëshqiste situata nga duart.

Djemtë e Edlir Tetovës u ndëshkuan nga autogoli i Dulysse në minutën e 28-të dhe nga goli i Thrandarson në pjesën e dytë, me “Vikingët” që kalojnë më tej.

Në “Elbasan Arena” Partizani barazoi 0-0 kundër Iberias së Gjeorgjisë, teksa në sfidën e parë “Demat” humbën 2-0 në udhëtim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria miraton indeksimin e pensioneve me 13.5%
Artikulli tjetërOsmani pengohet në aeroportin e Shkupit, sigurimi tentoi t’i marrë telefonin