Ballina Aktualitet

KLP voton 2 prokurorët e rinj të SPAK

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi sot emërimin në detyrë si prokurorë të rinj të SPAK  të prokurorëve  Anita Jella dhe Bledar Maksuti.

Jella dhe Maksuti kanë kaluar, jo vetëm filtrat e trefishtë të vetingut, por edhe vlerësimet e Komisionit të Posaçëm pranë SPAK që kontrolloi tre kandidatë të renditur më herët nga KLP si fitues për prokurorë të posaçëm.

Jella përpara se të merrte detyrën e prokurores së posaçme ka shërbyer si kryeprokurore në Durrës , kurse Maksuti si prokuror në Tiranë.

I treti, i cili nuk u klasifikua nga komisioni i posaçëm I përbërë nga Behar Dibra dhe Eneid Nakuçi, është prokurori që ishte shpallur fitues nga KLP, Ndini Tavani.

Gjatë ditës Tavani kërkoi pezullim të mbledhjes përmes një letre pasi e konsideroi të padrejtë vendimin e komisionit që e kishte ndaluar për t’u emëruar ndonëse ishte shpallur fitues.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVokshi: Mungesa e barna të skaduar në QSUT, shëndetësia e nënfinancuar
Artikulli tjetërVARNA – Shqipëria pjesë e Festivalit të 32-të Ndërkombëtar Folklorik