Ballina Flash

Rama: Edicioni II i “Maratonës së Bebave” në Pogradecin e bukur

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Në qytetin e Pogradecit u zhvillua për të dytin vit radhazi “Maratona e bebave”.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga kjo maratonë, ku morën pjesë bebe nga 4-15 muajsh.

“Edicioni II i “Maratonës së Bebave” në Pogradecin e bukur”, shkruan Rama.

Gara u nda në tre raunde; fëmiëjt që ecin këmbadoras, fëmijët që sapo kanë filluar të ecin dhe fëmijët 2 vjeç. Për fituesit u ndanë edhe dhurata të ndryshme.

Këtë vit gjatë tre ditëve të aktivitetit nga 25-27 korrik janë organizuar aktivitete të ndryshme si lojëra, facepainting, teatër, kërcime, balet, maskota, ngjyra gjithçka për argëtimin e vogulshëve.

Bashkia e Pogradecit ka realizuar një kalendar aktivitetesh për sezonin veror si një ofertë më shumë gjatë sezonit turistik që i shtohet liqenit, ajrit të pastër dhe peizazheve të pakrasueshme të rrethinave.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Nikolla në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon kryeparlamentares
Artikulli tjetërSHBA – Trump pret Netanyahun dhe sulmon Harrisin