TIRANË, 25 korrik /ATSH/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërriti sot në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin Joe Biden dhe zëvendëspresidenten e mundshme demokrate Kamala Harris – në një moment të rëndësishëm për të tre politikanët.
Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë, e para e tij që para se ish-presidenti Donald Trump të largohej nga detyra në vitin 2020, vjen mes një presioni në rritje ndaj të tre politikanëve për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës nëntë-mujore në Gazë – që shkaktoi më shumë se 39,000 të vdekur.
Dhjetëra pengje izraelite mbahen ende peng nga Hamasi.
Fokusi kryesor i bisedimeve është mbyllja e ‘boshllëqeve’ të fundit në marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
“Mezi pres të punoj me Biden në muajt e ardhshëm”, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu – ndërsa u takua me presidentin amerikan në Zyrën Ovale – duke e falënderuar për mbështetjen e tij ndaj Izraelit gjatë karrierës së tij politike 50-vjeçare. //a.i/






















