Ballina Bota

SPANJË – Protesta të reja kundër turizmit masiv në Majorka

MADRID, 21 korrik /ATSH-DPA/- Një tjetër protestë kundër turizmit masiv është planifikuar sot në ishullin e njohur spanjoll të Majorkës.

Organizata “Less Tourism, More Life” (Më pak Turizëm, Më shumë Jetë) – ka planifikuar një protestë në kryeqytetin e ishullit, Palma.

Protestat priten te organizohen edhe në ishuj të tjerë në arkipelagun Balearik.

“Vetëm tetë javë më parë, rreth 10 000 njerëz dolën në rrugët e Palmës nën sloganet “Mjaft është mjaft!” dhe “Majorka nuk është në shitje!”, sipas njoftimeve të policisë.

Organizatorët pretenduan se ishin 25 000 pjesëmarrës.

Ka pasur gjithashtu demonstrata kundër rritjes së turizmit masiv – në pikat e tjera turistike spanjolle si Barcelona dhe Malaga, si dhe në Ishujt Kanarie.

Ndërsa turizmi mbetet thelbësor për Majorkën – pasi industria përbën 45% të prodhimit ekonomik të ishullit – shumë prej qytetarëve ankohen se vetëm një pakicë përfiton – ndërsa shumica dërrmuese vuajnë nga mungesa e banesave, bllokimi i trafikut, zhurmat dhe ndotja. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJEMEN – Houthi: Të paktën tre të vdekur dhe 80 të plagosur pas sulmit izraelit
Artikulli tjetër“Shqipëria e bukur”, Rama ndan pamje nga Mali i Korabit