Ballina Aktualitet

Dekorohen parashutistet e para ushtarake të Shqipërisë  

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Parashutistet e para ushtarake të Shqipërisë  u nderuan dhe dekoruan në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, “ishte prilli i vitit 1968, kur katër vajza të reja, guxuan të hidhen me parashutë, duke shënuar kështu emrat në historinë e Forcave tona të Armatosura”.

Shfaqja e një dokumentari të shkurtër të përgatitur nga Qendra Kulturore e Forcave të Armatosura, tregoi rrugëtimin dhe arritjet e parashutisteve të para shqiptare, që nga trajnimet e para, deri tek operacionet e suksesshme të tyre.

Ky aktivitet u mbajt për të vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në Forcat e Armatosura dhe për të evidentuar rolin e rëndësishëm të grave në historinë tonë ushtarake.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Mbështetësit në Konventën Kombëtare vendosin fasha në vesh në solidaritet me Trump
Artikulli tjetërThesari arkeologjik “Mozaiku i Tiranës”, pikë informacioni vizuale për të gjithë mozaikët