Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 17 korrik

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Dita e mërkurë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobta e lokale shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mbrëmje pritet mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi shpjetësi deri ne 10-12 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 41°C

në zonat e ulëta 21 deri 43°C

në zonat bregdetare 25 deri 39°C

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – JD Vance: Mendoj se Trump do të negociojë paqen me Kievin dhe Moskën
Artikulli tjetërAXHEND NDËRKOMBËTARE 17/7/2024