Ballina Bota

AXHEND NDËRKOMBËTARE 17/7/2024

MADRID (Spanjë) – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez prezanton para deputetëve një plan për “rinovimin demokratik” për të luftuar kundër dezinformimit, veçanërisht në internet.

VIJFHUIZEN (Holandë) – Përkujtimi i rrëzimit të një avioni të ”Malaysia Airlines”.

PARIS (Francë) – Thirrje për një grevë në aeroportet e Parisit ”Roissy-Charles de Gaulle” dhe ”Orly” për të kërkuar një bonus olimpik dhe punësim.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Seanca zyrtare e Parlamentit të sapozgjedhur.

GRABOVÉ (Ukrainë) – 10-vjetori i rrëzimit të fluturimit MH17 të ”Malaysia Airlines” me 298 persona në bord, i rrëzuar mbi territorin në Ukrainën lindore të kontrolluar nga separatistët pro rusë.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Vizitë e kryeministrit irlandez Simon Harris.

OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Gaza.

NJU JORK – Ankand i ”Sotheby’s” i një skeleti stegosaurusi 150 milionë-vjeçar.

TRIPOLI (Libi) – Forumi për migrimin transmesdhetar.

PARIS (Francë) – Not në lumin Senë nga kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo në kuadër të mosmarrëveshjeve për pastërtinë e tij, në prag të LO./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 17 korrik
Artikulli tjetërFOKUS – Rriten tensionet në kufirin libanezo-izraelit mes luftimeve të ashpra