TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i dorëzoi sot në Tiranë flamurin kombëtar Ekipit Olimpik Shqiptar që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris nga 26 korriku, deri më 11 gusht.
Në ceremoninë e mbajtur, ku flamuri iu dorëzua sportistes Luiza Gega, merrnin pjesë autoritete të larta të vendit si dhe trupës diplomatike të akredituar në vendin tonë.
Ministrja Manastirliu deklaroi se Lojërat Olimpike janë një tjetër moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë në arenën sportive.
“Me sportistët tanë elitarë që përfaqësojnë Shqipërinë në lojërat olimpike të Parisit nuk celebrojmë vetëm dedikimin dhe talentin e tyre, por nderojmë frymën e përbashkimit që flamuri ynë përfaëson dhe simbolikën e madhe të dorëzimit të tij tek ekipi ynë.”
Ajo pati edhe një mesazh për pjesëmarrësit e ekipit olimpik.
“Mbani me vete jo vetëm shpresat e ekipeve tuaja, por edhe aspiratat e të gjithëve ne. Teksa sot ju dorëzohet flamuri kombëtar, duhet të kujtojmë se ju përfaqësoni këmbënguljen e aftësinë dhe rrugëtimin e palodhur drejt ekselencës në sport. Secili prej jush është stërvitur pa ndalur, ka kapërcyer pengesa me vendosmëri. Pikërisht ku rrugëtim në këto lojëra olimpike është dëshmi e angazhimit të palëkundur për sportin”, u shpreh ministrja.
Manastirliu i siguroi për vijimin e mbështetjes së sportit nga ana e qeverisë.
“Kemi pritshmëri për ekipin tonë. Shqipëria përfaqësohet me 8 sportisë elitarë në 4 disiplina”, shtoi ministrja.
Nga ana e tij, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi se skuadra jonë olimpike është gati për të shkuar në Paris.
Veliaj theksoi se gjatë vitit që Tiranaë ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, por gjatë gjithë kohës që Tirana të inkurajimit të jetës sportive, jo vetëm për medaljen në lojërat olimpike, por edhe për frymën e skuadrës, që të rinjtë të mësojnë se çdo gjë bëhet në ekip.
Ambasadorja franceze në Tiranë, Catherinë Suard vuri në dukje se gjatë shërbimit prej një viti në Shqipëri, ka nxitur dhe kontribuar për një forcim të ndjeshëm të lidhjeve midis Francës dhe Shqipërisë.
“Marrëdhëniet tona politike dypalëshe kanë arritur një nivel ekselence të paparë deri tani. Kjo falë vizitave që shkëmbyen presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Tiranë dhe kryeministri Edi Rama në Paris”, tha ajo.
Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike, që do të mbahen prej datës 26 korrik deri më 11 gusht 2024, në Paris.
Katër janë sportistë të kualifikuar, atletja Luiza Gega, që do të garojë në 3000m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74kg), ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa.
Ato janë Franko Burraj në atletikë 100m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25m pistol dhe 10m Air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100m stil i lirë
/r.e/






















