Ballina Aktualitet

Ekstradohet nga Greqia i shumëkërkuari Laert Haxhiu

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Policia njoftoi sot se është ekstraduar drejt Shqipërisë i shumëkërkuari me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Laert Haxhiu. 32-vjeçari, rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Falë bashkëpunimit shumë të mirë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë i mundur ekstradimi i tij nga Greqia drejt Shqipërisë.

“32-vjeçari është sjellë në Kakavijë, në masa të larta sigurie, nga Policia greke dhe është marrë në dorëzim në Kakavijë nga Forcat Speciale “RENEA”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur ne tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. Sh. dhe S. Xh.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2020, e ka dënuar me burgim të perjetshëm për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinalizohen 3 operacione antikanabis në Fier, Lezhë e Shkodër
Artikulli tjetërDebate në komisionin e Sigurisë Kombëtare për moszhvillimin e seancës dëgjimore me kreun e Autoritetit të Sigurisë Kibernetike