Ballina Bota

LONDËR – ”Boeing” hap fabrikën e parë europiane në Sheffield

LONDËR, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Gjiganti i avionëve amerikanë ”Boeing” hapi fabrikën e tij të parë europiane në qytetin verior anglez të Sheffieldit, ku planifikon të prodhojë komponente për sistemet e kontrollit në avionët e pasagjerëve.

Kompania tha se synon të prodhojë mijëra pjesë çdo muaj për eksport në fabrikën e ”Boeing” në Portland, në SHBA, sapo fabrika e prodhimit në Sheffield  të funksionojë me kapacitet të plotë.

“Ky është një shembull i mrekullueshëm se si ne jemi duke angazhuar talentin global për të ofruar vlerë më të madhe për klientët tanë”, tha Jenette Ramos, zëvendëspresidentja e kompanisë ”Boeing”.

Kompania ”Boeing” tashmë ka punësuar më shumë se 2 000 persona në qendrat kërkimore dhe në vende të tjera në Britaninë e Madhe.

Në Sheffield, ajo do të prodhojë më shumë se 100 komponentë për sistemet e aktivizimit në skajin e krahëve të ”Boeing 767” dhe 737  për avionë të pasagjerëve duke përdorur materialet e papërpunuara në Angli.

Sistemet e aktivizimit kontrollojnë zgjatjen dhe tërheqjen e krahëve të avionit gjatë fluturimit./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBiznesi, aplikime deri më 1 nëntor për fondin e Inovacionit
Artikulli tjetërSHBA – Pako-bombë edhe për ish-zëvendëspresidentin demokrat, Joe Biden