SHBA – Pako-bombë edhe për ish-zëvendëspresidentin demokrat, Joe Biden

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Një pako-bombë është dërguar edhe në adresë të ish-zëvendëspresidentit demokrat, Joe Biden, dërgesa e fundit si datë nga një seri të tillash që shënjestrojnë kritikët e Donald Trump, raportuan sot mediat amerikane.

Kjo pako është, sipas stacionit NBC, e ngjashme me ato që u dërguan të martën dhe të mërkurën në adresë të disa personaliteteve demokrate dhe televizionit CNN.

Emri i Biden, i cili mbajti postin e zëvendëspresidentit kur Shtëpia e Bardhë drejtohej nga Barack Obama, citohet vazhdimisht si kandidati i mundshëm demokrat për presidencialet e 2020./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.