NJU JORK, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Rajoni dhe bota nuk mund të përballojnë që Libani të bëhet një Gazë tjetër, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
”Rreziku që konflikti në Lindjen e Mesme do të përhapet është real dhe duhet shmangur”, shtoi ai.
Guterres shprehu “shqetësimin e thellë për përshkallëzimin midis Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë vijës blu me përplasje zjarri dhe retorikë luftarake nga të dyja palët, sikur një luftë totale ishte e afërt”.
“Një lëvizje e nxituar, një llogaritje e gabuar, mund të shkaktojë një katastrofë shumë përtej kufirit dhe përtej imagjinatës”, shtoi ai./ /os/























