Ballina Bota

RIGA – Estonia mbyll kufirin verilindor me Rusinë

RIGA, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Estonia do të mbyllë përkohësisht pikën kufitare me Rusinë në Narva gjatë fundjavës.

Policia dhe autoriteti i mbrojtjes së kufirit e justifikuan nismën duke thënë se kontrollet kufitare nga pala ruse ishin ngadalësuar ndjeshëm.

Si rezultat, njerëzit që duan të kalojnë kufirin do t’u duhej të prisnin me orë të tëra të enjten dhe të premten për të kaluar.

Kalimet e tjera nuk preken nga mbyllja e Narvës, në cepin verilindor të Estonisë, dhe hyrja në Estoni është ende e mundur.

Imazhet në internet treguan qindra njerëz, disa me bagazhe, duke pritur në kufi, i cili ishte i mbyllur gjatë natës./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – Guterres: Libani të mos bëhet një Gazë tjetër
Artikulli tjetërEURO2024 – Holanda dhe Franca ndahen në paqe