Ballina Bota

NJU JORK – Guterres: Libani të mos bëhet një Gazë tjetër

NJU JORK, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Rajoni dhe bota nuk mund të përballojnë që Libani të bëhet një Gazë tjetër, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

”Rreziku që konflikti në Lindjen e Mesme do të përhapet është real dhe duhet shmangur”, shtoi ai.

Guterres shprehu “shqetësimin e thellë për përshkallëzimin midis Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë vijës blu me përplasje zjarri dhe retorikë luftarake nga të dyja palët, sikur një luftë totale ishte e afërt”.

“Një lëvizje e nxituar, një llogaritje e gabuar, mund të shkaktojë një katastrofë shumë përtej kufirit dhe përtej imagjinatës”, shtoi ai./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapet konkursi për drejtorin e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë
Artikulli tjetërRIGA – Estonia mbyll kufirin verilindor me Rusinë