STRASBURG (Francë) – Shpallet fituesi i çmimit Saharov për të Drejtat e Njeriut 2018.
OSLO (Norvegji) – Manovrat më të mëdha ushtarake të NATO-s prej përfundimit të Luftës së Ftohtë po zhvillohen në Norvegji.
STAMBOLL (Turqi) – Ceremoni në nderim të kujtimit të Jamal Khashoggi përpara konsullatës saudite.
PARIS (Francë) – Gjykata jep vendimin e saj me kërkesë të Nicolas Sarkozy për të anuluar dërgimin e tij para gjykatës për fakte që lidhen me fushatën presidenciale të 2012.
PARIS (Francë) – Raport hetimor për trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimet seksuale kundër komunitetit jezid të Irakut.
ANKARA (Turqi) – Takimi i komitetit të politikës monetare të Bankës Qendrore, me një vendim të pritshëm për rritje ose jo të normave të interesit.
FRANKFURT (Gjermani) – Takim i Bankës Qendrore Europiane (BQE) për politikën monetare në zonën euro dhe vendimin për normat e interesit.
NJU JORK (SHBA) – Kompania e ankandeve ‘’Christie’s’’ nxjerr në shitje një pikturë të krijuar nga algoritmi, rasti i parë.
NJU JORK (SHBA) – Seanca e parë dëgjimore në çështjen që ka vënë përballë shtetin e Nju Jorkut me Donald Trump, fëmijët e tij dhe fondacionin, ku ai është i akuzuar për përvetësimin e fondeve për qëllime personale./ /v.b/ a.jor.























