MOSKË, 18 qershor /ATSH-DPA/- Përpara vizitës së tij sot në Korenë e Veriut, presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi Phenianin për mbështetjen e tij në luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Putin vlerësoi mbështetjen e palëkundur të Koresë së Veriut për operacionin special ushtarak të Rusisë në Ukrainë, duke përdorur formulimin e Kremlinit për t’iu referuar luftës, në një letër të botuar në gazetën zyrtare të Phenianit Rodong Sinmun.
Udhëheqësi rus falënderoi gjithashtu Korenë e Veriut për solidaritetin e saj në çështje të rëndësishme ndërkombëtare, duke shtuar se ajo ishte “e përkushtuar dhe e të njëjtit mendim” dhe e gatshme për të kundërshtuar aspiratën e Perëndimit për të frenuar vendosjen e një rendi botëror shumëpolar.
Sipas Putinit, të dy vendet kanë plane për të bashkëpunuar në ndërtimin e një arkitekture sigurie në Euroazi, kundër sanksioneve perëndimore dhe krijimin e sistemeve të pavarura të transaksioneve. //a.i/























