Ballina Ekonomi

Libofsha shton serrat për kultivimin e rrushit të tavolinës për eksport

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Romeo është një fermer nga Libofsha i kthyer nga jashtë për të kontribuar në vendin e tij, serrat e të cilit i vizituam bashkë me kryetarin Armandon dhe Dhimon.

Ai zotëron 5 hektarë serra, krahas 100 hektarë serra në të gjithë zonën dhe që prej 2004 merret me kultivimin e rrushit të tavolinës për tregun e brendshëm dhe eksport, duke kultivuar varietete të ndryshme si Viktoria, Italia, Black Magic, Black Perla dhe Palieri.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila vizitoi këtë fermë, bëri të ditur se ai ka përfituar nga Skema Kombëtare 2024 për fara dhe fidane, plasmasin, ndërtimin e serave dhe subvencionet për naftë.

Kultivimi i hershëm i rrushit në serra rrit sasinë e prodhimit në përgjigje të kërkesës së lartë në treg, duke ofruar çmime të mira dhe për eksport.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon të rrisë eksportet dhe të ardhurat e familjeve lokale, duke përmirësuar produktivitetin e sektorit bujqësor dhe forcuar rritjen e përgjithshme ekonomike të rajonit”, tha ministrja Denaj.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrincesha Kate: Ndihem mirë, sot do të jem në ditëlindjen e Mbretit
Artikulli tjetërBSH dhe BB, ekspozitë për edukimin financiar