Ballina Bota

FRANCË – Macron: Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit

PARIS, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot sërish lëvizjes islamike palestineze Hamas, të pranojë marrëveshjen e armëpushimit të vënë në tryezë nga homologu i tij amerikan Joe Biden, sipas Elysee.

”Përgjegjësia është shumë e madhe”, deklaroi Macron.

”Pengjet, përfshirë dy bashkatdhetarët tanë, më në fund duhet të kthehen në familjet e tyre”, shtoi ai.

”Kalvari i palestinezëve në Gaza duhet të marrë fund”, tha ai në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai shtoi se “Autoriteti Palestinez, i reformuar dhe i forcuar, duhet të sigurojë qeverisjen e Gazës dhe territori duhet të jetë pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReal Madrid Foundation zbarkon në “Shtëpinë e Futbollit”, testohen 70 futbollistë të vegjël
Artikulli tjetërFino: Traktati i miqësisë me Ukrainën, rritje e bashkëpunimit në disa fusha