BRUKSEL (Belgjikë) – Drejtori i përgjithshëm i ”Apple” Tim Cook do të mbajë një konferencë ndërkombëtare shtypi për mbrojtjen e të dhënave personale, organizuar në Parlamentin Europian.
MADRID (Spanjë) – Mbreti i Spanjës Filipi VI do të presë në vizitë presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier në pallatin e Zarzuela-s.
MOSKË (Rusi) – Vizitë e kryeministrit italian, Giuseppe Conte.
LONDËR (Britani e Madhe) – Kryeministrja Theresa May pret në vizitë mbretin e Holandës, Willem-Alexander.
STRASBURG (Francë) – Debat në parlamentin europian mbi këshillin europian të 18 dhe 19 tetorit.
BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë shtypi e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për stërvitjen ”Trident Juncture” në Norvegji.
OTAWA (Kanada) – Kanadaja do të mbledhë ministrat e Tregtisë së disa shteteve për një projekt të reformës së OBT-së.
SUVA (Fixhi) – Dita e dytë e vizitës në ishujt Fixhi e princit Harry dhe Meghan./ /v.b/ a.jor.























