Ballina Lajme nga Vendi

23 204 të punësuar në 9 muaj në të gjithë vendin

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/474756766350385/

TIRANE, 24 tetor/ATSH/- Nga janari deri shtator të këtij viti, janë punësuar 23 204 persona nëpërmjet zyrave të punës në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama publikon shifrat e punësimit të gjeneruara nga Zyrat e Punës.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë informacion mbi progresin e punësimeve të 9 muajve të fundit nga Zyrat e Punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në total, nga janari, deri shtator 2018, janë 23 204 të punësuar në të gjithë vendin.

Vetëm në muajin shtator janë punësuar nëpërmjet zyrave të punës 2650 persona.

Ndërkohë për këtë 9-mujor në Berat janë punësuar 1449 persona dhe 165 vetëm në shtator.

Në Dibër janë punësuar 660 persona, në Durrës 3273 të punësuar dhe në Elbasan 1415 të punësuar.

Ndërkohë në Fier nga janari deri në shtator, janë punësuar 2601 persona, në Gjirokastër 781 të punësuar, në Korçë 1840 të punësuar, në Kukës 956 të punësuar, në Lezhë 950 të punësuar, në Shkodër 1682 persona, në Tiranë 5196 persona dhe në Vlorë 2401 të punësuar. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24.10.2018
Artikulli tjetërMOSKË – Conte: Për sipërmarrësit vëmendje dhe lehtësira fiskale