Ballina Bota

BUKURESHT – Dan: Rumania mikpritëse e Këshillit për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme

BUKURESHT – Dan: Rumania mikpritëse e Këshillit për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme

BUKURESHT – Dan: Rumania mikpritëse e Këshillit për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshmehttps://ata.gov.al/2018/10/24/bukuresht-dan-rumania-mikpritese-e-keshillit-per-drejtesine-dhe-ceshtjet-e-brendshme/Në shkurt të vitit të ardhshëm, Rumania do të organizojë Këshillin informal për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, ku pritet të marrin pjesë të gjithë ministrat e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të Bashkimit Europian, deklaroi ministrja e Brendshme rumune, Carmen Dan. ”Së bashku me zyrtarë europianë ne kemi shqyrtuar të gjitha pikat kryesore të presidencës rumune të Këshillit të Bashkimit Europian dhe në qendër të saj do të jetë qytetari”, shtoi ajo.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 24 Tetor 2018

BUKURESHT, 24 tetor /ATSH-Agerpres/ – Në shkurt të vitit të ardhshëm, Rumania do të organizojë Këshillin informal për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, ku pritet të marrin pjesë të gjithë ministrat e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të Bashkimit Europian, deklaroi ministrja e Brendshme rumune, Carmen Dan.

”Së bashku me zyrtarë europianë ne kemi shqyrtuar të gjitha pikat kryesore të presidencës rumune të Këshillit të Bashkimit Europian dhe në qendër të saj do të jetë qytetari”, shtoi ajo.

”Motoja e presidencës sonë është ‘Kohezioni – Vlera e përbashkët europiane’, që do të reflektojë nevojën e domosdoshme për unitet dhe bashkëpunim mes vendeve anëtare si edhe nevojën për më shumë kohezion ekonomik, sociale dhe territoriale, ashtu siç theksohet në marrëveshjet e Bashkimit Europian”, theksoi Dan.

”Programi ynë do të fokusohet në katër shtylla: konvergjenca europiane, siguria europiane, Europa si një aktor global dhe vlerat e përbashkëta europiane”, tha ministrja e Brendshme rumune, Carmen Dan./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDe Laurentis rindez ëndrrën Kavani
Artikulli tjetërBRUKSEL – Cook pro një ligji për të dhënat personale në SHBA