Ballina Flash

Rama: Rilind edhe sahati simbol në Shkodër

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Shkodrës i është rikthyer sahati, një nga simbolet e qytetit, i cili nuk funksiononte prej vitesh.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sahati i rindërtuar nga bashkia e Shkodrës.

“Rilind edhe Sahati simbol në Shkodër, bashkë me zemrekun e ndalur nga një agoni e  gjatë”, shkruan Rama.

Mekanizmi, i cili vë në punë këtë sahat, ishte ruajtur nga familja shkodrane Kurraj, për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit.

Falë orëndreqësit Besnik Sahatçia, mirëmbajtësit Ermir Dibra dhe restauratorit Petrit Bilali, u mësua historiku i këtij sahati dhe vlerat që ai mbart, por edhe u realizua pastrimi dhe mirëmbajtja e mekanizmit të tij, i cili është tashmë pjesë e fondit të Muzeut të qytetit.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – VMRO-DPMNE kryeson zgjedhjet parlamentare
Artikulli tjetërTEL AVIV – IDF: Kemi vrarë komandantin e Forcave Detare të Hamasit