TIRANË, 29 prill/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës.
Parashikohet mjegull apo mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/29 | Diell |
| Kukës | 11/26 | Diell |
| Lezhë | 11/29 | Diell |
| Dibër | 9/28 | Diell |
| Durrës | 13/30 | Diell |
| Tiranë | 14/30 | Diell |
| Elbasan | 13/31 | Diell |
| Berat | 13/30 | Diell |
| Vlorë | 14/27 | Diell |
| Korçë | 8/24 | Diell |
| Gjirokastër | 9/29 | Diell |
| Sarandë | 14/26 | Diell |












