Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/4/2024

MADRID (Spanjë) – Kryeministri spanjoll, Sanchez njofton nëse do të japë dorëheqjen, pas hapjes së një hetimi gjyqësor ndaj bashkëshortes.

MADRID (Spanjë) – Ish-bosi i futbollit spanjoll, Luis Rubiales, thirret nga gjykatat për një hetim korrupsioni.

LUKSEMBURG – Takimi i ministrave evropianë të Bujqësisë.

PRAGË (Republika Çeke) – Vizitë e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

SHTUTGART (Gjermani) – Fillimi i gjyqit të nëntë anëtarëve të dyshuar të një rrjeti ekstremist që komplotuan një grusht shteti.

STAMBOLL (Turqi) – Nënshkrimi i një marrëveshjeje nga ”Turkish Airlines” me ”Rolls Royce” dhe ”Airbus”.

SARI-SOLENZARA (Francë) – Ministri i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu takon homologun e tij italian, Guido Crosetto në Korsikë.

MASTRIHT (Holandë) – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen merr pjesë në një debat elektoral të organizuar nga ”Politico”.

OKB – Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos për zgjatjen e misionit paqeruajtës në Sudanin e Jugut./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 29 prill 2024
Artikulli tjetërFOKUS – Blinken në Lindjen e Mesme për të promovuar një armëpushim në Gaza