Ballina Flash

Parashikimi i motit, 29 prill 2024

TIRANË, 29 prill/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës.

Parashikohet mjegull apo mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë  me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/29 Diell
Kukës 11/26 Diell
Lezhë 11/29 Diell
Dibër 9/28 Diell
Durrës 13/30 Diell
Tiranë 14/30 Diell
Elbasan 13/31 Diell
Berat 13/30 Diell
Vlorë 14/27 Diell
Korçë 8/24 Diell
Gjirokastër 9/29 Diell
Sarandë 14/26 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPartizani fiton 2-1 ndaj Tiranës në “Air Albania”
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/4/2024