Ballina Ekonomi

Reshjet e borës, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot mbi situatën e rrugëve në vend pas reshjeve të shtuara të borës.

Sipas ARRSH-së gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat veriore të vendit, ka pasur prezencë të reshjet të dëborës.

Reshjet janë regjistruar në akset Bogë-Theth, Pukë-Fushë-Arrëz-Qafë-Mali.

ARRSH bëri të ditur se qarkullimi kryhet pa probleme dhe mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

“Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshje bore në veri, nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve
Artikulli tjetërTOKIO – Rrëzohen dy helikopterë ushtarakë me tetë pasagjerë