Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 18 prill

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i ndikimit të periferisë së presonit të ulët dhe i depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe relativisht të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu  me intensitet të ulët.

Në Alpe dhe në relievet e larta malore priten reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve te shiut/dëborës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/15 Re shi
Kukës 7/14 Re shi
Lezhë 10/16 Re shi
Dibër 5/12 Re shi
Durrës 12/18 Re shi
Tiranë 12/16 Re shi
Elbasan 10/16 Re shi
Berat 11/18 Re shi
Vlorë 8/17 Re shi
Korcë 6/14 Re shi
Gjirokastër 8/18 Re shi
Sarandë 13/20 Re shi

 

 

                                                               

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Netanyahu: Izraeli do të vendosë vetë se si do t’i përgjigjet sulmit të Iranit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/4/2024