Ballina Lajme nga Vendi

Solari, kandidat kryesor për trajner të “Real Madrid”

PARTIDO Segunda División B GRUPO 1 - Jornada 10 Estadio Alfredo Di Stéfano Ciudad del Real Madrid en Valdebebas-MADRID

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Pesë ndeshje pa fitore, prej të cilave katër humbje janë shumë keq për një ekip si “Real Madridi”.

Faji kryesor peshon mbi trajnerin Julen Lopetegui, që këtë verë mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Zinedine Zidane.

Por mediet spanjolle shkruajnë që Lopetegui nuk e ka të gjatë qëndrimin si trajner i “Realit” dhe shumë shpejt do të shkarkohet.

Marca raporton se ish-futbollisti i “Los Blancos”, Santiago Solari është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit.

Argjentinasi ka dy vite që është trajner i “Real Madrid” B dhe nëse ndodh që të shkarkohet Lopetegui, atëherë ai do të ulet në stolin e 13 herë kampionëve të Europës.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSport – Shqipëria U-17 e femrave, turne zyrtar në Serbi
Artikulli tjetërSpalleti gëzon për fitoren, keqardhje për dëmtimin e Naingolan