Ballina Bota

KROACI – Garë e ashpër elektorale Plenkoviç-Milanoviç

ZAGREB, 15 prill /ATSH/ – Zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kroacisë, të caktuara për t’u zhvilluar pasnesër (17 prill), pasojnë një fushatë të shënuar nga shkëmbime të nxehta midis dy zyrtarëve të lartë të vendit, duke ndezur një krizë politike në vendin ballkanik, anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, shkruan apnews.com.

Zgjedhësit do të vendosin mes BashkimiT Demokratik Kroat (HDZ) në pushtet, të udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Andrej Plenkoviç, kundër një aleance të partive të qendrës dhe të krahut të majtë të udhëhequr zyrtarisht nga presidenti populist, Zoran Milanoviç dhe Partia e tij Social-demokrate (SDP).

Ka shumë gjëra për t’u vënë në vend në garën për parlamentin 151-vendësh të Kroacisë, jo vetëm për vetë vendin, por edhe për Evropën që po përballet me paqëndrueshmërinë që rrjedh nga pushtimi rus i Ukrainës.

Nëse HDZ do të mbetej në pushtet, vendi do të ruante stabilitetin relativ politik dhe do të vazhdonte në rrugën pro perëndimore të mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

Një sukses për SDP-në mund ta vendosë atë në rrugën e fitores në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor dhe zgjedhjet presidenciale në dhjetor.

Kjo do të shkundte dominimin e gjatë politik të HDZ-së dhe hapësirën potencialisht të hapur për ndikim më të madh pro rus në vend, të ngjashëm me atë të Hungarisë dhe Sllovakisë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJoti: Vlerësim i drejtë i punës së çdo ushtaraku që shërben në Forcat e Armatosura
Artikulli tjetërISHTI inspektime në strukturat hoteliere për sigurinë e pajisjeve nën presion dhe certifikimin e sistemit elektrik