Ballina Flash

Sako: Pastrim i kanaleve vaditëse e kulluese në Durrës

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Kanalet vaditëse e kulluese në bashkinë e Durrësit janë duke u pastruar dhe hapur për t’i shërbyer fermerëve.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se “po vijon puna për pastrimin e kanalit të Tonës me gjatësi 3 kilometra në zonën e Rrushkullit në njësinë administrative Sukth”.

“Po kështu po punohet edhe për sistemimin e argjinaturës së këtij kanali. Gjithashtu po pastrohet edhe kanali i dytë kullues me gjatësi 500 metra në njësinë e Katundit të Ri”, theksoi Sako.

Kryebashkiakja Sako u shpreh se “pastrimi i këtyre kanaleve mundëson që uji të shkojë në çdo parcelë duke i shërbyer fermerëve të zonës”.

Rehabilitimi i këtyre kanaleve ndikon direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFelaj në konferencën e 8-të Parlamentare Ndërkombëtare për zbatimin e planit të veprimit të ICPD në Oslo
Artikulli tjetërTeatri “Aleksandër Moisiu” dhe Bashkia Durrës krijojnë Klubin Teatror të të Rinjve