Ballina Bota

SPANJË – Sërish viktima nga përmbytjet

MADRID, 21 tetor /ATSH-ANSA/ – Një punonjës i ekipeve të shpëtimit humbi jetën ndërkohë që merrte pjesë në një operacion shpëtimi, pas përmbytjeve që përfshinë rajonin spanjoll të Andaluzisë si pasojë e shirave të rrëmbyer, njoftuan sot autoritetet lokale.

Punonjësi ishte zhdukur që dje, kur kamioni i tij ishte përmbysur në një rrugë të përmbytur. Trupi i tij u gjet sot në mëngjes nga kolegët.

Pamjet e televizioneve spanjolle tregojnë shtëpi, rrugë dhe ura të përmbytura në provincën e Malagës.

Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq, niveli më i lartë i alarmit për zonën.

Të paktën nëntë persona vdiqën, përfshirë dy britanikë, ndërkohë që disa rezultojnë të zhdukur, pas përmbytjeve të mëdha që goditën Majorkën më 9 shtator, ishullin kryesor më të frekuentuar nga turistët në arkipelagun e Balneareve./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMB: Testimi për “Patrullë të Përgjithshme” është monitoruar nga partnerët e huaj
Artikulli tjetërNdryshimi i ligjeve për FSK-në, Kastrati: Misioni e bënë ushtrinë, jo emri