Ballina Bota

SOFT NEWS – Birësojnë vajzën tremuajshe, pasi kishin shumë… punë!

TENESI (SHBA), 2 prill /ATSH/ – Një çift amerikan dha për birësim vajzën tremuajshe, pasi kuptuan se ajo nuk përshtatej me stilin e tyre të jetesës, i ngarkuar me shumë punë, shkruan il messaggero.it.

Gruaja pranoi se nuk ishte e interesuar të kujdesej për vajzën e saj, Elizabeth që nga lindja dhe u kthye në punë pas vetëm dy javësh.

Duke shpjeguar dilemën e tij, bashkëshorti tha se ai dhe gruaja e tij janë të dy shumë të zënë me punë dhe kjo ka qenë gjithmonë prioriteti i tyre.

Ai vazhdoi duke thënë se lindja e Elizabeth e bëri gruan e tij “të palumtur” dhe kjo është arsyeja pse ata kishin vendosur ta jepnin për birësim.

Fatmirësisht, nëna e gruas ka ndërhyrë dhe ka kundërshtuar zgjedhjen e çiftit dhe tani po kujdeset për mbesën e saj.

Burri rrëfeu se gruaja e tij ndërvepronte me vajzën e tyre vetëm kur ajo kishte nevojë për diçka dhe shmangte ta merrte kur ajo qante.

“Unë mund ta imagjinoj jetën pa vajzën time, por jo pa gruan time. Mbajtja e foshnjës mund të shkatërrojë marrëdhënien tonë. Unë dua vetëm më të mirën për të dhe Elizabeth dhe mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë për të gjithë”, theksoi ai./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla dhe Kumbaro vizitë në fabrikën “Kurum”: Kontrolle për zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit
Artikulli tjetërKurti në Kralan: Përgjegjësia dhe e vërteta ndodhet në arkivat e Beogradit zyrtar