Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e dielë 21 tetor 2018

TIRANE, 21 tetor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh në ulëtsirën perëndimore deri në orët e mesditës. Vranësirat do të vijnë në shtim gradualisht deri në të dendura.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, deri në mesditë do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët në verilindje, më tej reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin.

Reshje me intensitet mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike pritet të prekin pjesën verilindore dhe pjesërisht qendrën e vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare.

Deti parashikohet i forcës 2-3 me lartësi vale 1.2-1.8 metra. 

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 10/20 diell shi
Kukës 6/15 re shi rrufe
Lezhë 10/20 diell shi
Dibër 4/14 re shi rrufe
Durrës 11/22 diell shi
Tiranë 11/22 diell shi
Elbasan 10/21 diell shi
Berat 9/22 diell shi
Vlorë 10/21 diell shi
Korcë 5/15 diell shi
Gjirokastër 5/21 diell shi
Sarandë 10/21 diell shi

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Khan: Askush nuk foli për dështimin e marrëveshjes postBrexit me BE
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/10/2018