SHKUP, 19 tetor /ATSH-DPA/ – Parlamenti maqedonas votoi mbrëmjen e sotme në favor të ndryshimit të emrit të vendit, duke ndërmarrë një procedurë për ndryshimin e kushtetutës.
Të 80 ligjvënësit e pranishëm votuan në favor, duke siguruar shumicën e kërkuar prej dy të tretash të parlamentit me 120 vende, që i hap rrugë nismës për ndryshimet kushtetuese.
Shumë përfaqësues të opozitës nacionaliste dolën kundër qëndrimit të partisë së tyre dhe votuan në mbështetje të iniciativës.
Pjesa tjetër e ligjvënësve e bojkotuan seancën e votimit.
/u.sh/





















