Ballina Bota

NJU-JORK – OKB miraton rezolutën e parë të inteligjencës artificiale

NJU-JORK, 21 mars /ATSH-DPA/- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot rezolutën e saj të parë për inteligjencën artificiale (IA) bazuar në një dokument të prezantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dokumenti thekson se zhvillimi i shpejtë i IA-së kërkon rregulla ndërkombëtare dhe inkurajon bashkëpunimin në veçanti me vendet më të varfra. Nevojitet urgjentisht një konsensus global për sistemet e IA-së të sigurtadhe të besueshme. Dokumenti dënon keqpërdorimin e IA-së.

Pas disa muajsh negociatash mes diplomatëve, drafti u pranua nga organi më i madh i OKB-së pa ndonjë ndryshim të mëtejshëm të propozuar. Kjo bëri të mundur që Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh ta miratonte rezolutën unanimisht pa votim formal. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese.

Inteligjenca artificiale zakonisht i referohet aplikacioneve të bazuara në mësimin e makinerive. Zhvillimi i shpejtë i software-it gjithnjë e më të fuqishëm ofron mundësi të mëdha dhe ngre shpresa për përparim të madh në luftën kundër sëmundjeve të tilla si kanceri, apo problemeve të tilla si kriza klimatike.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamje nga Darëzeza në Fier
Artikulli tjetërDenaj në Dimal: Fuati dhe Lorenci përfitojnë të parët si pjesë e grupimeve të fermerëve të bashkuar