Ballina Aktualitet

Bardhi përfaqëson “Rithemelimin” në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Nënkryetari i Rithemelimit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u mandatua nga grupi parlamentar i kësaj partie si përfaqësues në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend.

Prania e Bardhit në Konferencën e Kryetarëve vjen pas 5 muajsh mungesë, ndërsa deputetë të opozitës kanë bllokuar në vijimësi seancat plenare dhe komisionet parlamentare.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së u zhvillua më dyer të mbyllura dhe mediet raportuan se pati debate mes deputetëve të opozitës ndërsa kanë diskutuar masën e arrestit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie pasi është në hetim nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Burime të medies raportuan për përplasje mes deputetëve Tritan Shehu dhe Bledjon Nallbati.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Riorganizim i shërbimit zjarrfikës, rol edhe në operacionet e kërkim-shpëtimit
Artikulli tjetërRama: 11 mijë nxënës pjesëmarrës në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe