Ballina Aktualitet

KQZ: Bashkëpunimi rajonal, thelbësor për të adresuar sfidat e përbashkëta

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve priti përfaqësues nga KQZ e Bosnjë-Hercegovinës, përfaqësues nga Drejtoria e Gjendjes Civile dhe Autoriteti i Ruajtjes së të Dhënave Personale, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Sarajevë.

Vizita studimore dyditore tregoi edhe një herë se sa e rëndësishme është rritja e frekuencës së komunikimeve dhe shkëmbimeve të përvojave, për të qenë më të përgatitur për sfidat e ardhshme zgjedhore.

Në mënyrë të ngjashme, ky aktivitet do të shërbejë si një mundësi për të ndërtuar një komunikim rajonal dhe për të lidhur KQZ-në e Shqipërisë me KQZ-të e tjera në rajon. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të siguruar një mbështetje reciproke.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami i USAID “Up To Youth”, Devit: Të rinjtë përcaktojnë të ardhmen e Kosovës
Artikulli tjetërBM – Cameron: Durimi me Izraelin është në kufirin e tij