Ballina Bota

BM – Cameron: Durimi me Izraelin është në kufirin e tij

LONDËR, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Durimi me Izraelin po dobësohet brenda komunitetit ndërkombëtar dhe madje edhe mes aleatëve të besueshëm si Britania e Madhe, është paralajmërimi i kreut të Punëve të Jashtme, David Cameron.

Cameron, duke folur në Dhomën e Lordëve britanikë, nënvizoi se ai u kishte drejtuar “një seri të tërë paralajmërimesh izraelitëve për nevojën për të garantuar më shumë ndihmë humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës”.

Deri më tani, më shumë se 30 000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 70 000 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit, i shkaktuar nga masakra e paprecedentë e kryer nga organizata islamike palestineze Hamas dhe grupe të tjera në Izrael më 7 tetor./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ: Bashkëpunimi rajonal, thelbësor për të adresuar sfidat e përbashkëta
Artikulli tjetërKumbaro: Sfidën e numrave në turizëm e kemi fituar, fokusi tek cilësia