Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 1 mars 2024

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa jugore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpasherëshme me kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor, duke u izoluar në relievet malore në verilindje të territorit.

Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë deri në orët e para të ditës. Pas orëve të mesditës era me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi 1-5 ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek duke u shoqëruar me valëzim 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/14 Re diell shi
Kukës 6/22 Re diell shi
Lezhë 9/23 Re diell shi
Dibër 8/13 Re diell shi
Durrës 8/23 Re diell shi
Tiranë 6/23 Re diell shi
Elbasan 8/22 Re diell shi
Berat 8/23 Re diell shi
Vlorë 8/23 Re diell shi
Korcë 6/12 Re diell shi
Gjirokastër 7/23 Re diell shi
Sarandë 12/21 Re diell shi

                    

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro, takim me Asamblenë e PS-së në Gjirokastër
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/3/2024