Ballina Bota

PARIS – Sanchez: Rritja e ndihmës për Ukrainën arma më efektive kundër Putinit

PARIS, 27 shkurt /ATSH-ANSA/- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez theksoi rëndësinë e rritjes së ndihmës financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por duke ruajtur unitetin evropian dhe transatlantik, në Konferencën për ndihmën ndaj Ukrainës dje në Paris, në përvjetorin e dytë të agresionit rus.

“Uniteti ishte dhe është arma më efektive kundër Putinit, ndaj miratimi i masave të reja duhet të lindë nga konsensusi dhe debati midis të gjithë aleatëve”, tha Sanchez.

Madridi ka mbështetur Fondin e ri të Ndihmës për Ukrainën, i cili ofron mbështetje të parashikueshme dhe të qëndrueshme.

“Gjithashtu, mbetet urgjente rritja e kapaciteteve industriale evropiane për të përmbushur angazhimin për të dërguar municione dhe pajisje, si dhe për të ndihmuar Ukrainën për të zhvilluar aftësitë e saj”, tha kryeministri spanjoll.

Sanchez kërkoi mbështetje për formulën e paqes të presidentit ukrainas Zelenzky për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, sipas parimeve ndërkombëtare të Kartës së Kombeve të Bashkuara. //a.i/
​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakObligacionet 15-vjeçare, yield-i ulet në 7.94%
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore, Celibashi: Adresoni vendimet e Kushtetueses për votimin e emigrantëve dhe herësin