Ballina Aktualitet

Begaj: Mbretëria e Bashkuar, avokate e proceseve integruese të Shqipërisë

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një grup ligjvënësish nga Dhoma e Lordëve dhe Komuneve të parlamentit britanik, përfaqësues të partive të ndryshme politike.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, rritjen e bashkëpunimit ekonomike dhe situatën në rajon.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe e cilësoi Mbretërinë e Bashkuar si “një avokate të proceseve integruese të Shqipërisë”.

Presidenti i Republikës falënderoi qeverinë britanike për mbështetjen e dhënë në disa qytete në Veri të Shqipërisë përmes projektit “Perspektiva të reja” për të rinjtë dhe bizneset, si dhe paraqiti vizionin e tij mbi të ardhmen për një zhvillim të qëndrueshëm të këtyre zonave.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu partneritetin mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, sigurisë dhe çështjet e demokratizimit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga bursat për nxënësit, tek ndihma ekonomike, këshilli bashkiak i Tiranës miraton disa vendime të rëndësishme
Artikulli tjetërMuzhaqi: Nga 2024, mbështetje financiare për të rinjtë pjesë e praktikave të punës