Ballina Flash

Osmani: Qëndrojmë me Ukrainën

PRISHTINË, 24 shkurt/ATSH/- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se populli i Kosovës qëndron me Ukrainën sepse e dinë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë.

Osmani ka shkruar në X, se vendi ynë e dinë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm, të dhunës seksuale gjatë luftës, e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur.

“Por liria mbizotëroi dhe do të mbizotërojë përsëri”, ka shkruar ajo.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë çakall kapet në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë
Artikulli tjetërGonzato: Ukraina nuk mund të gjente një mik më të mirë se Shqipëria në OKB